Zgjedhjet e jetës

.

Çdo ditë të jetës deri në vdekje, njeriu duhet të bëj zgjedhje të cilat e afrojnë drejt një qëllimi të caktuar. Jeta është një rrugë që ndahet në shume rrugica, dhe në çdo rrugicë do ballafaqohemi me zgjedhje,  mirëpo nuk mund të kthehemi pas e të eksplorojme një rrugice 2 herë, andaj cdo zgjedhje që bëjmë është e rëndësishme.

Ndonjëherë nuk jemi të sigurt se ç'është më e mira për ne, kohë pas kohe bëhemi konfuz kur duhet të bëjmë zgjedhje në jetë, ngecim mes dilemave të shumta.

Mirëpo është e rëndësishme që çfarëdo zgjedhje të bëjmë të vemë veten në rradhë të parë, dhe jo, kjo nuk është egoizëm. Nuk duhet të harrojmë se ne i bartim pasojat e zgjedhjeve që bëjmë.

Gjatë sjelljes së një vendimi apo një zgjedhjeje, rrethanat dhe shoqëria kanë një influencë të madhe. Që nga stili i veshjes, zgjedhja e  profesionit, e deri tek mënyra e jetesës sonë.

Si ndikojnë rrethanat dhe shoqëria? Ndodh që gjendja ekonomike të na detyrojë të marrim zgjedhje të padëshiruara, si psh emigrimi. Po lojrat e fatit, droga, alkooli, e veset e tjera?

Mentaliteti i një shoqërie ndikon fuqishëm në marrjen e vendimeve, na vë shpesh në situata ku ndjejmë pasiguri për atë që duam:

  • "Çfarë do të thonë nëse më shikojnë me këtë veshje?",

  • "profesioni që dua nuk vlerësohet në vendin tim",

  • "po sikur të gjykohem për zgjidhjen që do bëj ?",

  • "po sikur të mos më mbështesin në zgjedhjen që dua?"

Pavarsisht zgjedhjes që do bëjmë, pavarsisht komenteve dhe gjykimeve që do vijojnë, nuk ja vlen të heqim dorë nga ajo që mendojmë se është e duhura për ne, nga ajo që mendojmë se do na sjell kënaqësi për vete, nga ajo qëdo ndikojë në rrjedhën e jetës sonë.

Gabimi është njerëzor, edhe kur bëjmë zgjedhje të gabuar mund të gjejmë anën pozitive, gabimin mund ta shfrytëzojmë si një përvojëqë të jemi më të kujdesshëm në zgjedhjet tjera, të marrim parasysh gjërat që injoruam gjatë vendimit të mëhershëm.

Ajo që duhet të kemi parasysh para se të  marrim ndonjë vendim është se mbase jo gjithmonë mund të kemi një vizion plotësisht të qartë të asaj që duam mirëpo jemi të vetëdijshëm për rezultatin që e duam.Duhet paraprakisht të mendojmë për efektet që mund të ketë vendimi ynë në plan afatgjatë e të jemi largpamës.

Aspak nuk duhet ta shohim si poshtërrim, mosdije ose turp që të kërkojmë këshillë nga të tjerët dhe të diskutojmë për problemet dhe zgjedhjet tona. Familja dhe shoqëria mund të jenë ndihmës shumë të mëdhenj për të na ndihmuar të marrim vendimet e duhura. Leximi i librave që ndërlidhen me problemet tona dhe diskutimi me persona të cilët kanë përvojë në atë çështje mund të ndihmojnë në marrjen e vendimeve të duhura.

E pasi të bëjmë zgjedhjen tonë atëherë duhet që të përveshim krahët dhe të punojmë fuqishëm në arritjen e aspiratave tona. Mos shpresojmë që Zoti të bëjë ndonjë mrekulli përderisa ne qëndrojmë shtrirë në rehatinë e dhomës sonë. Suksesi vjen vetëm duke bërë një plan të organizuar mirë dhe me një përkushtim të thellë.

Shpërndaje me të tjerët në:

Tags:

Edukative

Zgjedhjet e jetës

View all

.

May 2nd, 2021

Dua të ngre zërin deri në atë pikë që të rrënqeth trupin e gjithë atyre që nuk duan të shfaqin aspak interesim rreth ardhmërisë sonë.  U drejtohem atyre që janë...

.

March 16th, 2021

Unë çikën teme nuk e msoj me nënshtrim! Ajo ka lind si qenie e lirë, e plotëpushtetshme për mendimet, vendimet e veta, për trupin e për shpirtin e vet. Ka...

.

June 6th, 2021

Thëniet e urta duhet të jenë pishtarë ndriçues të përgatitur nga përvoja e paraardhësve tanë që do ju bëjnë dritë rinisë sonë. Një thënie që njihet nga të gjithë por...

Newsletter

Stay up to date with the roadmap progress, announcements and exclusive discounts feel free to sign up with your email.

© 2026 FilloMendo. All rights reserved.