Dërdimen
Bota ka shumë superheronj si spajdermen, betmen, supermen, ndërsa ne kemi dërdimen!
Superfuqia e superheroit tonë është asgjë. Ai mund të rrijë me orë, ditë, javë, muaj e vite pa bërë asgjë. Ai madje arrin edhe të mos mendojë. Atij nuk i bën përshtypje asgjë. Nuk ka asnjë ambicie. Ai nuk e çan kokën për problemet e botës. As për problemet e veta.
Ai është i veçant, Dërdimen!