February 16th, 2021

Shpirti Binjak

.

Vazhdimisht shohim nëpër filmat romantik se sa e vështirë është të gjendet shpirti binjak. Me rëndësi është që pas shumë problemeve ata më në fund bashkohen. E pastaj çka ndodh? Epo, jetuan të lumtur përgjithmonë, kaq mjafton të dijmë ne. Sepse, po të vazhdonte filmi, mesiguri do shihnim shumë zënka, mosmarrveshje, hidhërime dhe probleme të ndryshme që ndoshta do e sjellnin punën deri te ndarja. Prandaj filmi përfundon, e ne mendojmë se jetuan të lumtur përgjithmonë.

Asnjëherë nuk do gjejmë një person me të cilin gjithmonë pajtohemi dhe nuk grindemi kurrë. Mosmarrveshjet janë pjesë e jetës. Duhet të kemi kujdes në kriteret e zgjedhjes së shpirtit binjak. Bukuria, pasuria dhe pozita në shoqëri janë çështje që shkojnë e vijnë, nuk janë afatgjate. A mund ta paramendoni jetën me një grua të bukur por me sjellje të keqe, apo një burrë të pasur por të pamoralshëm? Duhet ta kuptojmë se karakteri i mirë është vlera më e madhe e një personi.

Mesazhet në rrjetet sociale, përdorimi i emoji-ve, dhuratat dhe surprizat, mundësojnë mbulimin e realitetit. Shumë persona e shfrytëzojnë këtë në aspekt negativ dhe mashtrojnë bashkëbiseduesin. Ata kanë kohë të mendojnë mirë dhe të kthejnë përgjigjet më perfekte. Mund të arsyetohen lehtë, të fshijnë mesazhet, të citojnë thënie të urta që i gjejnë në internet, etj. Këtë nuk do mund ta bënin kaq lehtë sikur të bisedonim personalisht dhe në praninë e të afërmve tonë.

Për të analizuar karakterin, duhet të lexojmë ndërmjet rreshtave, të shohim shprehjet e fytyrës, lëvizjet e duarve, qëndrimin, reagimet dhe vështrimet e personit. Të shohim se çfarë përgjigje do jep për pyetjet e papritura, si do i analizojë ato dhe çfarë plani ka për të ardhmen. E nëse paraprakisht jemi dashuruar nëpërmjet mesazheve, atëherë do e kemi vështirë të dallojmë sinqeritetin dhe do mund të mashtrohemi me një shikim të butë që reflekton pafajsi.

Mos harrojmë se karakteri është reflektuesi më i sinqertë i vlerës së një personi. E kjo nuk dmth se ne duhet të anashkalojmë të gjitha aspektet tjera dhe të martohemi me një person që nuk na pëlqen. Patjetër se duhet të pëlqejmë pamjen fizike, të shohim gjendjen ekonomike dhe vlerën në shoqëri. Një person me karakter të lartë do jetë gjithmonë më i dashur në plan afatgjatë në krahasim me një person të bukur apo të pasur, e me karakter të prishur.

E kur ta gjejmë personin që i plotëson kriteret tona të karakterit më të lartë, që e pëlqejmë në pamje dhe ka pasuri të mjaftueshme, atëherë do themi se kemi gjetur shpirtin tonë binjak!

Shpërndaje me të tjerët në:

Tags:

Edukative

Shpirti Binjak

View all

.

June 6th, 2021

Thëniet e urta duhet të jenë pishtarë ndriçues të përgatitur nga përvoja e paraardhësve tanë që do ju bëjnë dritë rinisë sonë. Një thënie që njihet nga të gjithë por...

.

September 10th, 2020

Keqinformimi është procesi i shpërndarjes së informacioneve të rreme a të pasakta, thashethemeve , fyerjeve dhe shakave. Ndërsa shembuj të një keqinformimi përfshijnë përmbajtje dashakeqe siç janë mashtrimet, dhe propagandat...

.

January 30th, 2021

Ju ka rastisur ndonjëherë ta pyesni veten për trashësinë e fletës? Ne jemi mësuar që të përdorim fletët për të marrë shënime dhe e dijmë se fleta është shumë e...

Newsletter

Stay up to date with the roadmap progress, announcements and exclusive discounts feel free to sign up with your email.

© 2026 FilloMendo. All rights reserved.