Martesa apo Dasma

.

Pyetjes që më së shumti duhet ti kushtoni rëndësi është: Të përgaditësh vajzën tënde për dasëm apo martesë? Do thoni ju, çfarë dallimi kanë? Një ndër problemet më të mëdha që ka kapluar shoqërinë tonë është “koha” që ne ia kushtojmë përgaditjes për dasëm, në vend që të përgatisim vajzat tona për martesë.

Tërë jetën e saj vajza e ushqen imagjinatën e saj për dasmën ideale ku ajo do jetë princesha dhe tërë bota do të mahnitet me dasmën e saj. Eliza në botën e çudirave do habitej me fantazitë e vajzave tona!

E pastaj çka ndodh? Ajo e kupton se jeta nuk përfundon me dasmë, por martesa fillon nga dasma e andej. Atëherë zgjohet nga ëndrra dhe fillojnë problemet e zakonshme të lidhjes.Ne duhet të edukojmë vajza që do e kuptojnë se martesa është më e rëndësishme se dasma. Këto vajza nuk do të pyesin kandidatin për partner se a ka shtëpi luksoze, a është i pasur, ku do t’i kalojnë pushimet, etj? Ato do të fokusohen në çështjet e rëndësishme siç janë karakteri, aspiratat profesionale dhe vizioni i tyre për familjen e shëndoshë.

Në vend që të mbledhësh para për dasmën e saj, investoi ato për edukimin dhe shkollimin e saj, dhe më e rëndësishmja, mësoja asaj vetëbesimin, guximin dhe ta dojë veten, përgadite atë për veten e saj që ajo të përgaditet për martesë!

Prandaj, bëje vajzën tënde aq të aftë sa që kur ajo të vendos të martohet, të mos mërzitesh aspak se me kë do të martohet!

Shpërndaje me të tjerët në:

Tags:

Edukative

Martesa apo Dasma

View all

.

June 6th, 2021

Thëniet e urta duhet të jenë pishtarë ndriçues të përgatitur nga përvoja e paraardhësve tanë që do ju bëjnë dritë rinisë sonë. Një thënie që njihet nga të gjithë por...

.

October 9th, 2020

Jemi mësuar ta shohim në dritë pozitive demokracinë. Pasi që na duket si zgjidhje efektive dhe progresive, rrallë ndalemi për ta analizuar mirë.Demokracija,për herë të parë, u përdor në Athinën...

.

May 11th, 2020

Çdo njeri kalon periudha të vështira, të cilat mendon që nuk do mund ti kalojë asnjëherë. Mbase sepse është i vetmuar, ndoshta edhe pse nuk i mjafton forca që posedon,...

Newsletter

Stay up to date with the roadmap progress, announcements and exclusive discounts feel free to sign up with your email.

© 2026 FilloMendo. All rights reserved.