"Vlerat" e pavlera

  • “Përdor pak grim nëse dëshiron të mos ngelesh në derë."

  • "Bleje një veturë luksoze në qoftë se dëshiron të fejohesh."

  • "Ndërto një shtëpi në qoftë se dëshiron të martohesh."

Këto janë fjalët që ne i dëgjojmë çdo ditë në shoqërinë tonë. Dhe ne në bazë të këtyre fjalëve kemi ndërtuar jo vetëm jetën por edhe personalitetin tonë.

Te ne nuk ka rëndësi më karakteri i djalit që po merr për grua vajzën tonë, por rëndësi ka vetëm xhepi i tij. E djali nuk vlerëson moralin dhe sjelljen e mirë të vajzës por shikon vetëm bukurinë e saj.

Si rrjedhojë sot kemi familje të formuara mbi bazën e vlerave materiale. Sot shoqëria mes dy personave krijohet në bazë të të ardhurave familjare. Sot sillen me respekt dhe i nderojnë ata që posedojnë më shumë pasuri e jo intelekt. Sot lavdërohen ata që se meritojn aspak lavdërimin. Sot shoqëria jonë nuk vlerson asgjë më shumë se sa gjërat e pa vlera.

Por të vlerësosh dhe të jetosh me gjëra të pa vlera na bën neve dita ditës njerëz edhe më të pa vlerë! Na bën njerëz të gjallë fizikisht e të vdekur shpirtërisht. Tek ne ka humbur kuptimi i gjërave me vlerë dhe vazhdon të zhytet ende më shumë në këtë greminë të madhe të formuar nga elitat ndërkombëtare.

Le të mos i marim shembull ata "yjet e estradës" të cilët nuk janë asgjë tjetër veç se njerëz të cilët synojnë gjërat e pa vlera. Ata dita ditës punojnë se si ti degjenerojnë vlerat e larta. Për ata nuk ka rëndësi se si një tekst i ndytë ndikon tek ne, e as se si na bën të ndihemi. Ata postojnë në rrjetet e tyre sociale jetën e tyre luksoze dhe vlerat materiale dhe nuk ju intereson se si ndikon kjo në formimin e personalitetit të fëmijës tonë. Atyre ju intereson vetëm çështja e fitimit të parave.

Neve gjërat luksoze të cilat nuk mund as ti blejmë na prezantohen gjithkund. Edhe pse nuk mund ti blejmë ato, duam apo nuk duam, ne kemi formuar logjikën, mendimin, arsyen tonë në bazë të tyre. Mjerimi më i madh për ne është synimi jonë pikërisht në këto gjëra të pa vlera!

Ne duhet të synojmë të dalim nga kjo greminë e të përpiqemi me gjithë forcat tona që të ngritim në piedestalin më të lartë vlerat e dobishme. Të bëhemi shembuj të njerëzve të sjellshëm, të moralshëm dhe të dobishëm për shoqërinë. Të fillojmë ndryshimin nga vetja që nesër të reflektojmë sjelljen tonë tek fëmijët tanë.

Shpërndaje me të tjerët në:

Tags:

Edukative

"Vlerat" e pavlera

View all

May 2nd, 2021

Dua të ngre zërin deri në atë pikë që të rrënqeth trupin e gjithë atyre që nuk duan të shfaqin aspak interesim rreth ardhmërisë sonë.  U drejtohem atyre që janë...

September 10th, 2020

Keqinformimi është procesi i shpërndarjes së informacioneve të rreme a të pasakta, thashethemeve , fyerjeve dhe shakave. Ndërsa shembuj të një keqinformimi përfshijnë përmbajtje dashakeqe siç janë mashtrimet, dhe propagandat...

March 16th, 2021

Unë çikën teme nuk e msoj me nënshtrim! Ajo ka lind si qenie e lirë, e plotëpushtetshme për mendimet, vendimet e veta, për trupin e për shpirtin e vet. Ka...

Newsletter

Stay up to date with the roadmap progress, announcements and exclusive discounts feel free to sign up with your email.

© 2024 FilloMendo. All rights reserved.