Ku e kemi fidanin?

.

Thëniet e urta duhet të jenë pishtarë ndriçues të përgatitur nga përvoja e paraardhësve tanë që do ju bëjnë dritë rinisë sonë. Një thënie që njihet nga të gjithë por që nuk diskutohet sa duhet është:

“Nëse shikoni se erdhi Kiameti dhe në dorë keni një fidan, mbilleni atë!”

  • Profeti Muhammed, paqja e Zotit qoft mbi të

Nëse në të vërtetë ndodh kiameti, sipas përshkrimit të Kur’anit famëlartë, do jetë një katastrofë me përmasa epike. Kjo ditë do jetë aq e rëndë saqë njerëzit do duken si të dehur nga përjetimi i frikshëm. E kështu, bëhet e qartë se është e pamundur që ne të mbjellim diçka në këtë situatë. Por, qëllimi i thënies është që të na edukojë neve se si duhet të veprojmë sa herë që përballemi me fatkeqësi dhe dëshpërime.

Si të veproj unë nëse më ndodh ndonjë fatkeqësi aq e madhe saqë më duket sikur po ndodh kiameti? - Ne nuk duhet të dëshpërohemi por të vazhdojmë të përpiqemi të japim kontributin tonë për shoqërinë. Sepse, sipas mësimeve Islame, veprat nuk llogariten vetëm sipas rezultatit, por edhe sipas qëllimit. Nëse ne kemi një qëllim të sinqertë dhe fisnik, edhe po të mos arrijmë të realizojmë atë, shpërblimin do e marrim të njëjtë. A nuk duhet të jemi falënderues, të përkushtuar dhe gjithmonë të japim kontributin tonë?

Por, pse përdoret këtu pikërisht fjala “fidan”. A nuk është absurde të mbjellet fidani në momentin e kiametit kur gjithçka rreth teje po shkatërrohet, malet bëhen hi, toka po dridhet, e qielli çahet? Po, është absurde për një person që nuk e beson botën tjetër dhe shpërblimin që vjen. Por, për njerëzit e mirë nuk duhet asnjëherë të luaj rol rezultati i menjëhershëm dhe i dukshëm. Fokusi jonë duhet të jetë që të punojmë punë të dobishme për shoqërinë, qofshin ato me rezultate afatshkurtër apo afatgjate, apo qofshin pa rezultat fare. Shpërblimi për punën e sinqertë nuk zhduket kurrë!

Atëherë, a do vazhdojmë të ankohemi se nuk do bëhet kurrë mirë në vendlindje? A do vazhdojmë të mendojmë se vetëm me mashtrime arrihet suksesi? A do shohim interesin personal në dëm të interesit shoqëror? Ne mundemi më shumë se kaq. Eja ta mbjellim fidanin tonë.

Shpërndaje me të tjerët në:

Tags:

Edukative

Ku e kemi fidanin?

View all

.

October 21st, 2021

Rrugëtimi yt drejt qellimit apo suksesit te paraparë, mund të duket sikur një mal me shkallë, ku secila shkallë bëhet më e lartë dhe më e vështirë për ta kaluar,...

.

December 28th, 2020

“Përdor pak grim nëse dëshiron të mos ngelesh në derë.""Bleje një veturë luksoze në qoftë se dëshiron të fejohesh.""Ndërto një shtëpi në qoftë se dëshiron të martohesh."Këto janë fjalët që...

.

November 20th, 2020

Të gjithë e dimë se në Maqedoninë e Veriut, rasti i parë u publikua në shkurt 2020. Përderisa numri filloi të rritet gradualisht, qeveria mori vendim që të imponohet izolimi...

Newsletter

Stay up to date with the roadmap progress, announcements and exclusive discounts feel free to sign up with your email.

© 2026 FilloMendo. All rights reserved.