Keqinformimi është procesi i shpërndarjes së informacioneve të rreme a të pasakta, thashethemeve , fyerjeve dhe shakave. Ndërsa shembuj të një keqinformimi përfshijnë përmbajtje dashakeqe siç janë mashtrimet, dhe propagandat kompjuterike.
Një rast që e përshkruan keqinformimin shumë mirë është kur krijuesi i përmbajteve në Youtube David Wångstedt (David Uangshtet) vendosi të hulumtoj rreth mitit që impononte se një njeri gëlltit tetë merimanga në vit gjatë gjumit. E gjitha filloi kur Wångstedt gjeti një artikull nga Lisa Birgit Holst, në të ciliën referohej nje libër për insektet që përfshinte mitin e lartë përmendur. Problemi ishte se në librin e referuar merimangat ishin përmendur vetëm një herë dhe atë kur flitej për klasën biologjike, Araknid. Ishte shumë vonë kur Wångstedt kuptoi se emri Lisa Birgit Holst ishte një vetëm një anagram që barrte mesazhin “This is a big troll”, që tregon se e tëra ishte një bati e madhe.
Por kush mund t’i zgjeroi këto informacione kaq të gabuara? Si çdo herë përgjigjja nuk ështe direkte. Kemi katër tipa të njerzve që mund të bëjnë këtë.
Të parët janë Shakaxhinjtë - ka shumë barcoleta dhe shakaja në internet që janë tepër qesharake por ndonjëherë shakatë çohen jashtë kufijve, dhe shumë herë merren seriozisht.
Të dytët janë Mashtruesit - këta kërkojnë të fitojnë të holla apo çdo lloj interesi nga lajmet e rreme.Mund të krijojnë një tekst që t’i merr informatat e kartelës së kredisë apo shesin zgjidhjen e problemit të krijuar.
Të tretët janë Politikanët - zyrtarët qeveritar gjithashtu mund të përhapin informacione të rreme, duke ndërhyrë tek gazetat apo mediat tjera.
Të fundit janë Teoricienët konspirativ - këta njerëzit mendojnë se asgjë nuk është siç duket, spekulojnë shumë teori që janë absurde, dhe injorojne fakte të thjeshta.
Fenomeni ”Raportimi Rrethor” ndodh kur gazeta 1 publikon informacion të rremë, dhe gazeta 2 e kopion këtë, pastaj gazeta 1 e citon gazetën 2 për informacionin e vetë. Kjo ndodhi kur një gazetë e njohur në botën pseudo-shkencore publikoi se vaksinat shkaktojnë autizëm, që rezultoi në kaos të vërtetë. Shumë njerëz filluan të refuzonin vaksinat per vete dhe fëmijët e tyre edhe pse kjo informatë është zhvlerësuar shumë herë nga komuniteti shkencor.
Tani kemi fëmijë me sëmundje që ishin zhdukur 100 vite më parë. Pra Mirësevini në epokën e keqinformatave.
Kjo është pikërisht arsyeja përse aftësitë e të menduarit kritik janë kaq esenciale dhe duhet patjetër të përbëjnë një pjesë shumë më të madhe të të gjitha sistemeve moderne të arsimit sesa aktualisht. Librat siç "Bota e përhumbur nga Përbindëshi: Shkenca si një Qiri në errësirë" nga Carl Sagan janë po aq relevante madje më shumë sot se kurrë më parë.
Fatkeqësisht, shumica e programeve arsimore ende përqendrohen më shumë në procedurën arkaike të organizimit të fakteve për të dhënë provime, bindje të verbër dhe besim te autoritetet (mësuesit, librat e lëndëve etj), në vend që t'i motivojnë njerëzit të mendojnë për vete dhe "të ndajnë grurin nga kashta ”në një oqean të mbushur me keqinformata,keqkuptime dhe keqinterpretime.
Çdo njeri mund të jetë viktimë e keqinformimit, duke të përfshirë ty? Kjo videoja ishte gjithë e rreme. Apo jo?