A ke patur Ankth Matematikor?

.

Profesori të nxjerr në drasë për të zgjidhur një problem matematikor. Sapo fillon të ecësh e ndjen se si zemra rreh më shpejtë, pëllëmbët fillojnë të djersiten dhe nuk mund të koncetrohesh aspak. Nëse ke patur një ndjenjë të ngjashme, mos u mërzit. Ky fenomen njihet me emrin “Ankth Matematikor”.

Nëse të ndodh kjo, dije se nuk je vetëm. Hulumtuesit mendojnë se 20 përqind e popullatës e kanë.

Të kesh Ankth Matematikor nuk do të thotë se ti nuk di matematikë. Edhe matematikani francez, Laurent Schwartz, kishte ankth matematikor në shkollë të mesme, por pastaj e fitoi medaljen Fields, një prej çmimeve më të larta në matematikë.

Një keqkuptim i përsëritur është se njerëzit ndihen të stresuar për matematikën përshkak të mungesës së dijes. Por shpesh herë është e kundërta, ato nuk dinë t’i zgjedhin problemet sepse ndjehen të stresuar, e jo sepse nuk dijnë.

E pse ndodh kjo? Shumë studime sugjerojnë se kjo rezulton nga mënyra se si nxënësi është njoftuar me matematikën, nga prindërit ose mësuesit. Nëse ata flasin për matematikën si diçka e panjohur dhe e vështirë, atëherë fëmijët do të marrin të njëjtin mendim. Pra, çfarë mund të bëjmë ne?

Duhet të provojmë teknikat e relaksimit si: ushtrime të frymëmarjes, meditim, ecje në natyrë në ambient të qetë, etj. Këto njihen si metoda të suksesshme për uljen e nivelit të ankthit.

Nëse vëzhgojmë rreth nesh, shanset janë që të takojmë dikë me të njëjtat probleme. Vetëm mos harrojmë se ankthi nuk është një pasqyrim i aftësive tona, por është diçka që mund të përmisohet me kohë dhe përpjekje.

Shpërndaje me të tjerët në:

Tags:

Edukative

A ke patur Ankth Matematikor?

View all

.

December 3rd, 2020

A ju duket ndonjëherë sikur ju nuk jeni personazhi kryesor i jetës suaj? Sikur gjërat nuk po shkojnë si dëshironi ju dhe ju nuk mund të ndikoni asgjë për të...

.

August 31st, 2020

Viti 2020 duket sikur do jetë viti më i keq në historinë e njerëzimit. Njëjtë si ajo reklama e Top Shop e cila gati çdo 5min thotë “Prit! Kjo nuk...

.

August 20th, 2020

Dukshëm mund të vërejmë emigrimin e bashkëatdhetarëve tanë ku shumica janë pjesë e rinisë. Pse vallë ndodh kjo? Disa arsyetohen me krizën ekonomike, padrejtësinë e sistemit gjyqësor, politizimin e punësimeve...

Newsletter

Stay up to date with the roadmap progress, announcements and exclusive discounts feel free to sign up with your email.

© 2026 FilloMendo. All rights reserved.