December 3rd, 2020

Përse nuk jeni personazhi kryesor i jetës suaj?

A ju duket ndonjëherë sikur ju nuk jeni personazhi kryesor i jetës suaj? Sikur gjërat nuk po shkojnë si dëshironi ju dhe ju nuk mund të ndikoni asgjë për të ndryshuar këtë. A është kjo diçka normale që ju ndodh të gjithëve ose vetëm juve?

Të menduarit se jemi personazhi kryesor është ndjenjë njerëzore. Ka shumë prova për të mbështetur këtë pikëpamje. Në fund të fundit, mediat kinematografike e mbështesin këtë tezë më së miri. Sa herë që shohim një film, çdoherë njoftohemi me ndonjë personazh që merr pjesë në çdo skenë, po gjithashtu bën edhe naratimin në momente heshtjeje. Madje edhe nëse filmi fillon me më shumë personazhe, ne arrijmë ta dallojmë se kush është protagonisti kryesor. Në jetën tonë, ne gjithashtu shfaqemi në çdo skenë, naratimi bëhet në zërin tonë, filmi nuk mund të mbarojë në momentin e vdekjes së njerëzve tjerë dhe filmi s'mund të vazhdoj dot pa prezencën tonë.

Jeta në vete është një tregim, autorin e të cilit nuk e njohim, e as komplotin e fundin. Ngadonjëherë është e mjaftueshme të mendojmë se jemi qendër e jetës sonë edhe pse e dimë shumë mirë se era ende fryn edhe pa ne. Mirëpo, ndodh që naratimi të përplaset dhe sistemi i lartë përmendur i mendimit që na ka mbajtur të sigurt për kaq kohë fillon ta humbas fuqinë. Kur të tjerët kanë një masë kontrolli mbi jetën mendore ose fizike të një personi, jeta fillon që të vështirësohet. Ajo veç më ka marrë vullnetin e vet dhe ka filluar të të kontrolloj në vend që ti ta kontrollosh atë. Është proces ciklik e tepër i vështirë për tu ndalur. Pa marrë parasysh përpjekjet, cikli i tillë të bën të ndihesh si Sizifi nga mitiologjia greke.

Në momentet më të vështira, atëherë kur fillojmë ta humbasim sensin e të qënurit dielli i jetës sonë, fillojmë që ta humbasim edhe veten. E jeta vazhdon edhe me ketë çrregullim. Ajo fillon të marr një shije të hidhur, e ngjyrosur me ngjyra monokromatike e gjerat që sjellnin pasion dhe gëzim humbin efektin. Gjithëçka bëhet monotone dhe buzëqeshja shëndrohet vetëm në një maskë joautentike.

E kështu fillojmë që ta ndjejmë urinë për lëvdata e vërtetim nga të tjerët. Fillojmë që të ndjejmë përgjegjësi për gjithëçka, madje edhe për gjërat që nuk lidhen drejtpërdrejt me ne. Sikur të jemi çarrë dhe dyzuar. Mendja në vend që të kooperoj, merr pozicionin e armikut që na kritikon për çdo vendim dhe kështu rezulton që të largohemi nga 'vetja' edhe më tepër. Çdo ditë na e zhvesh identitetin, na humb besimin, vetë-sigurinë dhe vetë-respektin duke na lënë të vetëm në luftë me fajin, vetë-gjykimin, frikën dhe me ndjenën e poshtër-inferioritetin. E bash në këto momente, fillojmë që ta pyesim veten "Si është e mundur që të jemi personazhi kryesor kur i kemi të gjitha elementet e një personazhi sekondar të hutuar?". Kur fillojmë ta pyesim veten kështu, hyjmë në një fazë tjetër të vetë-dyshimit, tashmë jemi shëndruar në një personazh sekondar. Koha shkrihet në duart tona dhe mjegullat e inferioritetit na vështirësojnë pamjen. Sikur jetojm në një botë që nuk e njohim dot e në të njejtën kohë përpiqemi që të gjejmë veten.

Në këto momente është esenciale të diskutojmë me vetveten. Ta pyesim veten si ndihemi. Nuk kemi përse ti analizojmë, thjesht të mundohemi që ti identifikojmë emocionet dhe mendimet që na okuponjë mëndjen dhe zemrën. Të përpiqemi që ta pranojmë ndryshimin që po kalojmë. Të mësojmë si ta falim veten. Ka shumë gjëra që nuk mund t'i kontrollojmë e as t'i ndryshojmë dot, të mos lejojmë që pendimi dhe frika të mbretërojnë në jetën tonë.Të jetojmë për të tashmen, në të tashmen.Të kujtojmë se si gjithçka tjetër, edhe kjo do të kaloj. Të gjejmë një pasion të ri, një hobi të ri, një sens të ri të 'shtëpisë'. Të përpiqemi që të dashurohemi përsëri me jetën. Të përpiqemi të gjejmë kënaqësi në gjërat e vogla si ushqimi jonë i preferuar, apo buzëqeshja e njerëzve që i duam, shija e kafes apo çajit të parë të mëngjesit, etj. Të rikujtohemi se sa herë të rrëzohemi, kemi mundësinë që të ngrihemi sërish dhe të bëhemi më trim se më parë.

T'ja rikujtojmë vetes çdo ditë se gjërat e mira na presin edhe pse tash ndoshta nuk na duket ashtu. Të përpiqemi që ta bëjmë si zakon shprehjen me shkrim dhe/ose meditimin. Duke lënë ndjenjat dhe mendimet e këqija të shkojnë, të furnizojmë jetën me gjëra të mira. Të fillojmë të romantizojmë jetën pasi që është mënyra e vetme që na mundëson të jetojmë deri në maksimum. E pas gjithë kësaj stuhije ,një ditë do të zgjohemi dhe do të gjejmë kënaqësi në ekzistencën tonë. Një ditë përsëri do të ndihemi si personazhi kryesor.

Shpërndaje me të tjerët në:

Tags:

Edukative

Përse nuk jeni personazhi kryesor i jetës suaj?

View all

September 23rd, 2020

Nuk është hera e parë që populli jonë po përjeton një emigrim masiv të një pjese të madhe të popullatës. Por, mendoj se është hera e parë që ky emigrim...

July 17th, 2020

Iniciativa FilloMendo ka për qëllim nxitjen e rinisë drejt mendimit kritik dhe ngritjen e vetëdijes. Formimi i personaliteteve me qëndrim të guximshëm dhe të etur për ndryshime pozitive. Bashkimi i...

December 16th, 2020

Shqiptarët, një popull i lashtë i Ballkanit me rrënjë të thella tek Ilirët e lashtë që të parët i zotëruan këto troje. Ne jemi shumë krenarë për faktin se populli...

Newsletter

Stay up to date with the roadmap progress, announcements and exclusive discounts feel free to sign up with your email.

© 2024 FilloMendo. All rights reserved.