Punësimi tek ne

.

Të gjithë e dimë se sot karriera nuk ndërlidhet aspak me potencialet e individëve që kanë kryer arsimin e lartë dhe me nivelin e shkathtësive dhe shprehive që ata i posedojnë,por ndërlidhet me një mijë çështje të tjera të cilat në esencë nuk kanë aspak lidhje me të.

Shumica prej nesh jeton me pretekstin dhe me synimin që një ditë pamvarësisht se çfarë fakulteti do të kryej dhe pamvarësisht se si do ta kryejë atë, ai e ka të ngulitur në kokë se partia do ti gjejë punë.Duke e analizar këtë dukuri atëherë kuptojmë se për të njejtën arsye universitetet janë përplot me student të cilët nuk e dinë se çfarë janë duke studiuar dhe nuk e dinë se çfarë aftësish posedojn.

Çdo kush nga ne posedon aftësi, shkathtësi dhe shprehi të ndryshme. Të gjitha këto aftësi kanë nevojë për mjedisin e duhur, për mjetet e duhura dhe për punë të palodhshme për tu shfaqur.

Por ne si shoqëri kemi formuar këtë sistem të rrënjosur me synime partiake dhe të gjithë ecim nëpër këtë autostradë të shkatërruar e jo stabile.

Sot nuk është në pyetje e tashmja, por e ardhmja. Si do ta ndërtojmë jetën dhe karrierën tonë duke jetuar çdo ditë me synimin se partia na ruan shpinën. Si do ta ndryshojm këtë vend kur nuk studiojm për të kontribuar për të mirën e vendit tonë, por studiojm vetëm sa për të mbushur xhepin tonë.

Si do të krijojm një të ardhme të ndritur me njerëz të cilët na vlersojnë neve në bazë të numrit të diplomave boshe dhe nuk na vlerësojn për njohuritë që i posedojmë? Duhet të lejm anash çdo diplomë, çdo korrupsion, çdo mbeturinë që deri sot na kanë penguar rrugën drejt ndryshimit dhe drejt të ardhmes së ndritur

Të fillojmë e ti kushtojmë rëndësi shkathtësive, shprehive dhe aftësive tona. Le të fillojmë të ndryshojmë synimet tona të pavlera dhe të punojm për ndryshim. Vetëm kjo rrugë mund të na dërgojë drejt një të ardhme më të mirë.

Shpërndaje me të tjerët në:

Tags:

Edukative

Punësimi tek ne

View all

.

September 10th, 2020

Keqinformimi është procesi i shpërndarjes së informacioneve të rreme a të pasakta, thashethemeve , fyerjeve dhe shakave. Ndërsa shembuj të një keqinformimi përfshijnë përmbajtje dashakeqe siç janë mashtrimet, dhe propagandat...

.

January 30th, 2021

Ju ka rastisur ndonjëherë ta pyesni veten për trashësinë e fletës? Ne jemi mësuar që të përdorim fletët për të marrë shënime dhe e dijmë se fleta është shumë e...

.

January 17th, 2021

Është koha e duhur që ta parashtrojmë pyetjen e rëndësishme: A duhet të bëhen martesat nëpërmjet lidhjeve të shkuesve ose nëpërmjet dashurisë që del si rezultat i mesazheve direkte ndërmjet...

Newsletter

Stay up to date with the roadmap progress, announcements and exclusive discounts feel free to sign up with your email.

© 2026 FilloMendo. All rights reserved.