Mos ma shuani të ardhmen

.

Dua të ngre zërin deri në atë pikë që të rrënqeth trupin e gjithë atyre që nuk duan të shfaqin aspak interesim rreth ardhmërisë sonë.  U drejtohem atyre që janë pengesë për qëllimet tona, që me apo pa qëllim duan të shuajnë ëndrrat tona me të cilat ne duam të lulzojmë ardhmërinë e këtij vendi dhe këtij populli. Unë dua të jem heroinë e vetes dhe e shumë të tjerëve, që u duhet pak vullnet se mund t’ia dalin mbanë ashtu siç do t’ia dalë unë.

Çfarë do të ndodh? Deri kur do të zgjasë ky kaos? Dikush luan me synimet e mia, tua apo fëmijës tënd dhe ti qëndron duar kyçur duke pritur mrekulli nga qielli i shtatë apo duke ikur në Evropë!

Me të vërtet më pengon fakti që unë të shohë perëndimin si shpëtim, qoftë për arsimim apo për një jetë më të rehatshme. Sepse unë e dua këtë vend. E çdo natë ankthi për të ardhmen është mysafir në dhomën time. Dhe në fund të natës ai më mund duke më vënë në gjumë, e ajo që nuk ndryshon është se kjo dita ditës merr një kahje më të tmerrshme.

Dua të ju drejtohem edhe atyre që mundohen të ngjallin frikën tek ne. Nuk na japin të drejtën e shprehjes së mendimit tonë të lirë për tema të caktuara, nuk na japin vetbesimin që ne të mendojmë se dikush mund të na dëgjojë. Nuk na lejojnë që dikush të respektojë atë që ne themi. Fajtor mund të quhen edhe ata që na imponuan largimin nga ky vend.

Dhe së fundmi dua të shtojë për të gjithë ata që marrin pjesë në përshkrimin e mësipërm: Boll u munduat të ma shuani shpresën! Nuk është e vërtetë se shpresa vdes e fundit. Ajo nuk vdes kurrë!

Shpërndaje me të tjerët në:

Tags:

Edukative

Mos ma shuani të ardhmen

View all

.

March 1st, 2021

Çdo ditë të jetës deri në vdekje, njeriu duhet të bëj zgjedhje të cilat e afrojnë drejt një qëllimi të caktuar. Jeta është një rrugë që ndahet në shume rrugica,...

.

October 9th, 2020

Jemi mësuar ta shohim në dritë pozitive demokracinë. Pasi që na duket si zgjidhje efektive dhe progresive, rrallë ndalemi për ta analizuar mirë.Demokracija,për herë të parë, u përdor në Athinën...

.

August 31st, 2020

Viti 2020 duket sikur do jetë viti më i keq në historinë e njerëzimit. Njëjtë si ajo reklama e Top Shop e cila gati çdo 5min thotë “Prit! Kjo nuk...

Newsletter

Stay up to date with the roadmap progress, announcements and exclusive discounts feel free to sign up with your email.

© 2026 FilloMendo. All rights reserved.