Jemi mësuar ta shohim në dritë pozitive demokracinë. Pasi që na duket si zgjidhje efektive dhe progresive, rrallë ndalemi për ta analizuar mirë.
Demokracija,për herë të parë, u përdor në Athinën Antike diku rreth shekullit të 5-të para Krishtit. Populli e shihte si një zgjidhje efikase mirëpo një numër i konsiderueshëm i filozofëve të kohës filluan ti shprehin shqetësimet e tyre rreth çështjes. Njëri prej tyre ishte edhe Sokrati.
Në librin e gjashtë të Republikës së Platonit, përshkruhet dialogu mes Sokratit dhe Adeimantit.Sokrati nxjer në pah mangësitë e demokracisë duke e krahasuar shoqërinë me një anije.E pyet "Nëse je në një udhëtim, kush mendon se duhet të zgjidhet si udhëheqës i anijes? Një njeri i thjeshtë apo një që di mirë se ç'duhet të bëj?". Adeimanti u përgjigj me siguri se do ta zgjidhte atë që ka dijeni. Sokrati iu kthye: " Epo atëherë, përse mendojmë se çdokush mund të bëhet udhëheqës? Dhe, pse besojmë se çdokush mund të gjykojë se kush është i përshtatshëm për udhëheqje?".
Sokrati mendonte se të lësh çdokë të votojë është shumë e rrezikshme dhe e papërgjegjshme. Ai nuk ishte elitist, por insistonte se vetëm ato që kanë mendime racionale për çështjet shoqërore duhet të votojnë. Ai e dinte se shumica votojnë pa menduar mirë dhe kjo mund të rezultonte në një ankth siç është demagogjia. Kandidatët shumë lehtë mund ta keqpërdorin dëshirën e popullit për zgjidhje të lehta.
Sokrati kërkon nga ne që të imagjinojmë një debat mes dy kanditëve, ku njëri është mjek e tjetri pronar i një dyqani. Pronari i dyqanit kthehet dhe thotë për mjekun: " Ky njeri këtu s'ju a do të mirën. Ju lëndon e ju jep ilaçe të hidhura, nuk lejon që ta shijoni jetën. Asnjëhere nuk do ju shërbej si unë."
A mendoni se mjeku, aty për aty, do mundet ta mbroj veten? Kështu thotë " Shkoj kundër dëshirave tuaja për të mirën tuaj". Pëgjigja e tillë do të shkaktontë trarëzirë midis votuesve.
Është lehtë të përfitosh nga një komunitet kur ata janë të padijshëm dhe nuk janë mirë të informuar. Siç thotë edhe vetë Platoni “demokracija shpesh rezulton në tirani”.
Për të pasur demokraci efikase e ideale, duhet që të përmisohet kualiteti i arsimit dhe i edukimit. Në shoqërinë tonë kemi nevojë për një popullatë që kupton mirë se cilat veti duhet ti përmbaj një udhëheqës dhe kështu ti ngremë standartet tona. Nëse dëshirojme progres si komunitet/ shtet/ komb, duhet ti hapim sytë dhe ti zgjedhim njerëzit që garantojnë sukses e jo ata që vetëm e premtojnë atë.
Mos harroni se dija është mbrojtja e vetme kundër manipulimit. Ka një të mirë, dija dhe ka një të keqe, injoranca.