September 28th, 2020

Feminizmi në trojet tona

.

Populli jonë ka ende paqartësi rreth termit "feminizëm". Atë e kuptojnë si një lëvizje ku femra tenton të kërkoj më shumë të drejta se mashkulli, ku femra kërkon të drejta që "nuk i takojnë", ku femra kërkon më shumë se ç'duhet, ku femrat ulin gjininë mashkullore duke ngritur veten e tyre, ku femra do të jetë më lart se mashkulli në ç'do aspekt e pozitë. Pra, qartë ky është një stereotip i pranishëm jo vetëm tek ne por në shumë gjasa në tërë botën. Pavarësisht stereotipeve dhe mendimeve të gabuara per feminizmin, ajo është një lidhje e lëvizjeve shoqërore, lëvizjeve politike dhe ideologjive që synojnë të përcaktojnë dhe të arrijnë drejtësinë politike, ekonomike, personale dhe sociale të gjinive.

Në përbërjen e kaluar të Parlamentit te Maqedonise se Veriut , 45 nga 120 deputetët (38.3%) ishin gra, ndërsa për momentin kemi 43 gra. Përfaqësimi i tyre në këshillin lokal pas zgjedhjeve të 2017, 415 këshilltare gra nga gjithsej 1.388 këshilltarë të zgjedhur në njësitë e vetëqeverisjes lokale (29.8%). Ky gjithsesi është një hap i madh në krahasim me 8.4% në vitin 2000, para prezantimit të ndryshimeve ligjore.

Akoma nuk kemi patur nje femër ne pozicionin udheheqes te presidentes, kryeministres apo zevendes kryeministres. Nese dikush e ve ne dyshim aftesine e femres ne keta pozita le te marrim per shembull menaxhimin e pandemisë dhe vendet si Zelanda e Re, Gjermania, Taiwani, Singapori. Të gjitha këto vende te udhehequra nga femra ju pergjigjen me se miri virusit duke marre masat e duhura e duke e menaxhuar situaten me se miri.

Sipas vlerave dhe traditës patriarkale, vendi dhe roli i grave është pozicionuar kryesisht në shtëpi, në mirembajten e familjes dhe shtëpisë, ndërsa roli i mashkullit është ne sfera tjera shoqërore, ekonomike dhe politike. Gratë e punësuara marrin pjesë me 14%, në krahasim me burrat e punësuar që marrin pjesë me vetëm 5% në aktivitetet shtëpiake.

Problematike janë edhe disa fenomene si siguria e femres ne mjedise te jashtme, ngacmime të patolerueshme nga gjinia mashkullore, që arsyetim të paedukatës së tyre e marrin veshjen e femres. Poashtu dhe fenomeni tjeter i vozitjes se bicikletes ne qytet nga ana e femrave ende shihet si problem.

Feminizmi është zëri i femrës për barazi dhe drejtësi, as më shumë të drejta se meshkujt, as diskriminim të meshkujve. Feminist është çdokush që e njeh barazine e plote mes nje mashkulli dhe nje femre, çdokush qe beson ne kapacitetin intelektual të femrës aq sa beson në kapacitetin intelektual të një mashkulli.

Një shoqëri që e hesht femrën nuk ka të ardhme! Nëse edukojmë një mashkull edukojmë një individ, nëse edukojmë një femër edukojmë një shoqëri.

Shpërndaje me të tjerët në:

Tags:

Edukative

Feminizmi në trojet tona

View all

.

May 11th, 2020

Çdo njeri kalon periudha të vështira, të cilat mendon që nuk do mund ti kalojë asnjëherë. Mbase sepse është i vetmuar, ndoshta edhe pse nuk i mjafton forca që posedon,...

.

October 21st, 2021

Rrugëtimi yt drejt qellimit apo suksesit te paraparë, mund të duket sikur një mal me shkallë, ku secila shkallë bëhet më e lartë dhe më e vështirë për ta kaluar,...

.

March 16th, 2021

Unë çikën teme nuk e msoj me nënshtrim! Ajo ka lind si qenie e lirë, e plotëpushtetshme për mendimet, vendimet e veta, për trupin e për shpirtin e vet. Ka...

Newsletter

Stay up to date with the roadmap progress, announcements and exclusive discounts feel free to sign up with your email.

© 2026 FilloMendo. All rights reserved.