January 30th, 2021

Trashësia e fletës

.

Ju ka rastisur ndonjëherë ta pyesni veten për trashësinë e fletës? Ne jemi mësuar që të përdorim fletët për të marrë shënime dhe e dijmë se fleta është shumë e hollë. Fleta është aq e hollë dhe e mprehtë saqë mund të çajë lëkurën tonë sikur me qenë një thikë.

Trashësia e një flete është 0.01cm që d.m.th. se 100 fleta të vëna njëra mbi tjetrën kanë trashësi prej 1cm. Po të marrim një fletë A4 dhe ta përgjysmojmë atë, atëherë duke i bashkuar pjesët e ndara do të fitojmë trashësi prej 0.01+0.01=0.02 cm. Po të vazhdohet me këtë logjikë, në hapin e dytë do të fitojmë trashësi prej 0.04 cm, e kështu do të vazhdojmë duke e ndjekur idenë e mëparshme.

Në hapin e 33-të trashësia do të arrijë në atë pikë, sa është distanca mes Shkupit dhe Zagrebit. E nëse do të vazhdojmë edhe më tej, atëherë në hapin e 51-të trashësia e fletës do ta kalojë distancën ndërmjet Tokës dhe Diellit, që është afër 150 milion km.

Prandaj, në matematikë,  e vogla nuk duhet të shpërfillet, madje ndryshimet e vogla mund të bëjnë mrekullira të mëdha!

Shpërndaje me të tjerët në:

Tags:

Edukative

Trashësia e fletës

View all

.

September 10th, 2020

Keqinformimi është procesi i shpërndarjes së informacioneve të rreme a të pasakta, thashethemeve , fyerjeve dhe shakave. Ndërsa shembuj të një keqinformimi përfshijnë përmbajtje dashakeqe siç janë mashtrimet, dhe propagandat...

.

September 23rd, 2020

Nuk është hera e parë që populli jonë po përjeton një emigrim masiv të një pjese të madhe të popullatës. Por, mendoj se është hera e parë që ky emigrim...

.

February 16th, 2021

Vazhdimisht shohim nëpër filmat romantik se sa e vështirë është të gjendet shpirti binjak. Me rëndësi është që pas shumë problemeve ata më në fund bashkohen. E pastaj çka ndodh?...

Newsletter

Stay up to date with the roadmap progress, announcements and exclusive discounts feel free to sign up with your email.

© 2026 FilloMendo. All rights reserved.