September 23rd, 2020

Nëse je larguar

.

Nuk është hera e parë që populli jonë po përjeton një emigrim masiv të një pjese të madhe të popullatës. Por, mendoj se është hera e parë që ky emigrim nuk ndodh për shkak të luftës ose torturave fizike nga një popull tjetër.

Nëse bëjmë një udhëtim rreth fshatrave të Pollogut do shohim se ato tanimë janë zbrazur dhe vetëm një pjesë shumë e vogël ka ngelur këtu.

Nëpërmjet kontakteve me miqtë tanë mund të kuptojmë se si rinia jonë është punësuar në Gjermani në McDonalds, Burger King, DHL, etj. Kryesisht në restorane, transport apo ndërtimtari.

Ajo që na pengon më tepër është se shumica ankohen se në vendlindje nuk mund të punësohen në drejtime profesionale. Por, sot ata pa problem punojnë punë që nuk janë pjesë e profesionit të tyre.

Tani është koha për ideale të mëdha, përpjekje dhe sukses në vendin ku ke migruar. Mos u kënaq me punën ordinere të një punëtori të thjeshtë, por syno atë që synoje në vendlindje.

Hulumto për mënyra të ndryshme të cilat do mundësojnë avansimin tënd profesional. Ndoshta mund të përkthehet diploma, apo të vazhdosh studimet master. Ndoshta mund të mësosh aftësi të reja dhe të marrësh çertifikata.

Mos harro se nuk ike nga vendlindja sepse ishe i mangët intelektualisht, por sepse nuk të jepej mundësia. Besoje se Gjermania apo Zvicra do të jepte më tepër mundësi për avansim, prandaj përpiqu që të arrish qëllimin.

Vepro me urtësi dhe mendo një hap përpara. Mendo për veten, prindërit dhe fëmijët që do vijnë më pas. Nëse tashmë je larguar, siguroju që t’ja vlejë.

Shpërndaje me të tjerët në:

Tags:

Edukative

Nëse je larguar

View all

.

October 9th, 2020

Jemi mësuar ta shohim në dritë pozitive demokracinë. Pasi që na duket si zgjidhje efektive dhe progresive, rrallë ndalemi për ta analizuar mirë.Demokracija,për herë të parë, u përdor në Athinën...

.

September 16th, 2020

E kuptuam se viti 2020 nuk është më i keqi në histori, e tani do ju tregojmë se lehtësimi vjen gjithmonë pas vështirësisë. Do fillojmë nga mjeksia për të treguar...

.

March 28th, 2021

Ne si njerëz, e kemi zakon që nëse diçka nuk na pëlqen, atëherë e përgjithsojmë çështjen dhe themi se “Asgjë nuk bën këtu!”, apo për dikë themi “Asgjë të mirë...

Newsletter

Stay up to date with the roadmap progress, announcements and exclusive discounts feel free to sign up with your email.

© 2026 FilloMendo. All rights reserved.