October 21st, 2021

Motivimi për sukses

.

Rrugëtimi yt drejt qellimit apo suksesit te paraparë, mund të duket sikur një mal me shkallë, ku secila shkallë bëhet më e lartë dhe më e vështirë për ta kaluar, sa më shumë që i afrohemi qëllimit. Ky rrugëtim është i ndryshëm prej të tjerëve. Sepse ti vetë e ke në dorë se sa lartë do shkosh dhe sa shpejtë do arrish atje.

Për të arritur qëllimet e tua të dëshiruara sëpari duhet të kesh qëllime afatshkurta. Ti fillon duke vendosur të marrësh pjesë në një përvojë edukative. Për shembull, qëllimi yt tani për tani mund të jetë të mësosh hapat e parë të programimit. Fuqia jote gjatë rrugëtimit është vetë motivimi yt i cili ka përgjegjësi të të shtyjë drejtë rrugëtimin tënd.

Kush e ka kontrollin e energjisë me të cilën lëviz vetura përpara? Ti e ke atë! Tani motivimi të mundësoi të fillosh rrugëtimin, mirëpo a do jetë i mjaftueshëm për ti kaluar rrugët e vështira?

Përveç motivimit, rrëndësi tejet të madhe ka edhe puna, kjo është pjesa më e rëndë mirëpo edhe më shpërblyese në qoftë se jepet përpjekja e duhur. Motivimi yt duhet të jetë i fortë sa edhe përpjekja që e jep vazhdimisht. Pasi e kalon gjysmën e rruges dhe ke dhënë mjaft përpjekje për të, tani vjen pjesa më e shkëlqyer, ku ti gëzohesh me të arriturat e tua të deritanishme. Kjo është pjesa kur në horizont fillon të shfaqet nga pak suksesi, e kjo të jep edhe më tepër motivim.

Pasi arrihet rezultati i qëllimit të vogël afatshkurtë, duhet ta ripërsëritësh atë që ke përfituar dhe ndadalë e pregatit veten për rrugëtimin drejt qëllimit tjetër, për të cilin do të nevojitet më tepër motivim dhe më tepër punë. Do vazhdosh kështu që të kalosh të gjitha qëllimet afatshkurta, derisa të arrish qëllimin afatgjatë që e ke ëndërruar gjithmonë.

Shpërndaje me të tjerët në:

Tags:

Edukative

Motivimi për sukses

View all

.

March 28th, 2021

Ne si njerëz, e kemi zakon që nëse diçka nuk na pëlqen, atëherë e përgjithsojmë çështjen dhe themi se “Asgjë nuk bën këtu!”, apo për dikë themi “Asgjë të mirë...

.

September 4th, 2020

Të gjithë e dimë se sot karriera nuk ndërlidhet aspak me potencialet e individëve që kanë kryer arsimin e lartë dhe me nivelin e shkathtësive dhe shprehive që ata i...

.

April 10th, 2021

Në ditët e sodit nuk shihet më si problem që një vajzë apo grua të vozitet me biçikletë. Prandaj, aspak nuk dua që të merrem me atë temë. Dua që...

Newsletter

Stay up to date with the roadmap progress, announcements and exclusive discounts feel free to sign up with your email.

© 2026 FilloMendo. All rights reserved.