September 16th, 2020

Viti më i mirë ?!

.

E kuptuam se viti 2020 nuk është më i keqi në histori, e tani do ju tregojmë se lehtësimi vjen gjithmonë pas vështirësisë. Do fillojmë nga mjeksia për të treguar disa zbulime të cilat kanë përmisuar tepër jetën tonë:

  • A do mund ta paramendonit sa e vështirë do ishte të jepet diagnozë dhe pastaj tretman i duhur për lëndime të ndryshme pa patur teknologjinë për të skanuar kockat e trupit me reze X, nga fizicienti gjerman Wilhelm Conrad Röntgen, nga ku edhe e kemi emrin Röntgen.

  • Me zbulimin e veturave dhe mjeteve të tjera të shpejta ne kemi më tepër raste fatale ku njerëzit në aksident humbin ndonjë gjymtyrë siç është dora, këmba, krahu, etj. Sot ne e dijmë që teknologjia ka përparuar deri në atë nivel saqë të zavendësohen plotësisht ato dhe të kemi vrapues me të dy këmbët prej metali.

  • Të gjithë e dimë se nëse zemra vdes, personi vdes. Jo më! Mjeksia tani ka mundësi të zavendësojë zemrën me një zemër të një personi tjetër duke bërë transplant. Por, në raste nevoje, mundet edhe të përdor zemër artificiale.

  • A mund ta imagjinoni mankthin që do përjetonte një pacient i cili do operohej pa anestezion? Sot anestezionin e kemi në dispozicion edhe gjatë vizitave te dentisti.

  • Për të trajtuar virusin Covid-19 ne përdorim karantinën apo izolimin shtëpiak që të ndalojmë shpërndarjen. Por kjo metodë ka rrënjët 1000 vite më parë kur Ibn Sina e përdori atë për të parandaluar një virus të asaj kohe.

A harruam për zbulimet e tjera të cilat ndryshuan jetën tonë, të kujtojmë disa:

  • Ju e shihni si normale të udhëtoni për disa orë me aeroplanë deri në destinacionin turistik, por a mund ta imagjinoni sa e mundimshme do ishte kjo rrugë në këmbë apo me kafshë transporti?

  • Sa e sa këngë janë thurrur për kurbetin dhe sa e sa nëna me vite e vite nuk janë parë me fëmijët e tyre. Sot, dita niset dhe përfundon me një video telefonatë ndërmjet antarëve të familjes të cilët nuk jetojnë bashkë

Ajo që dëshirojmë të themi është se jeta gjithmonë do jetë e përzier me momente të trishtueshme dhe momente të lumtura. Ne duhet ta ngulisim këtë fakt në mendjen tonë. Të përballojmë sfidat që do na shfaqen dhe të kënaqemi me mirësitë e shumta.

Gjithmonë pas vështirësisë vjen lehtësimi! Asnjëherë mos e dysho këtë!

Shpërndaje me të tjerët në:

Tags:

Edukative

Viti më i mirë ?!

View all

.

June 6th, 2021

Thëniet e urta duhet të jenë pishtarë ndriçues të përgatitur nga përvoja e paraardhësve tanë që do ju bëjnë dritë rinisë sonë. Një thënie që njihet nga të gjithë por...

.

May 2nd, 2021

Dua të ngre zërin deri në atë pikë që të rrënqeth trupin e gjithë atyre që nuk duan të shfaqin aspak interesim rreth ardhmërisë sonë.  U drejtohem atyre që janë...

.

December 28th, 2020

“Përdor pak grim nëse dëshiron të mos ngelesh në derë.""Bleje një veturë luksoze në qoftë se dëshiron të fejohesh.""Ndërto një shtëpi në qoftë se dëshiron të martohesh."Këto janë fjalët që...

Newsletter

Stay up to date with the roadmap progress, announcements and exclusive discounts feel free to sign up with your email.

© 2026 FilloMendo. All rights reserved.