November 27th, 2020

Maska, të mbaj apo të mos mbaj!

.

Ditët e fundit, sidomos në komunitetin tonë, përdorimi i maskave hapi një debat të madh. Edhe pse ekspertët e shëndetit vazhdimisht na ligjeronjë për benefitet e përdorimit të tyre, publiku i gjërë është ende në një dilemë të madhe. Në media dhe në jetën reale ka një debat të madh mbi këto pyetje në pëgjithësi."A janë në të vërtetë aq efektive? Nëse po, si, ku dhe kur duhet ti përdorim për rezultate më të mira? "

Duhet të kuptojmë se maskat janë mbrojtës esencial gjatë luftës kundër pandemisë. Pa marrë parasysh profesionit dhe okazionit, çdo individ duhet të mbrohet nga armiqtë e padukshëm siç janë bakteriet. Përderisa flasim për efikasitetin, së pari duhet të sqarohet natyra e punës së maskave. Maskat krijojnë një farrë bariere mbrojtëse në mes shqisave tuaja ( hundës dhe gojës) dhe individëve përreth jush. Pikërisht kjo barrierë e bën të vështirë që pikat, ato që përhapin COVID-19-tën përmes kollitjes, teshtitjeve dhe bisedimeve të arrinjë tek njerëzit e tjerë. Pengonjë kryesisht që të mos përhapni virusin si dhe shërbenjë për vetëmbrojtje. Edhe pse janë pak të pakëndëshme, sidomos gjatë ditëve të nxehta verore, meritojnë të lavdërohen për këtë të mirë.

Lloje të ndryshme maskash shërbejnë për qëllime të ndryshme, por maskat prej materialeve të pambukut janë shumë efektive kur flasim për publikun e gjerë. Një person mesatar që nuk është duke punuar në një mjedis mjekësor me pacientë të infektuar me COVID-19 duhet të mbaj një maskë prej lecke për t'u mbrojtur. Përderisa maskat kirurgjikale dhe N95 janë komplekse në aspektin e përbërjes dhe duhet të rezervohen për ofruesit e kujdesit shëndetsorë, maskat prej pambuku janë shumë të lehta për tu gjetë ose bërë si dhe mund të lahen dhe të ripërdoren.

Si ta përdorim? Kur e veshim, duhet që të mbajmë në mëndje se është esenciale të mbulohet hunda dhe goja e jo vetëm njëra. Si dhe gjatë veshjes në vende publike, mos e prekni maskën me qëllim që ta rregulloni. Veshni mirë dhe mbani duart larg saj që të mos përhapni më shumë bakterie. Kujdesuni për maskën tuaj dhe pastrojeni rregullisht. Pastroni duart para dhe pas proçesit të veshjes. Mbajtja e maskave nuk e arsyeton dot mungesën e distancimit social.

Duhet të kuptohet se edhe pse maskat ndihmonjë, nuk do të thotë se janë zgjidhje magjike. Është thjeshtë një prej shumë hapave të rëndësishme që duhet të ndërmerren për ty kthyer përsëri në normalitet. Është mision kolektiv. Të gjithë marrim pjesë në ketë luftë pa marrë parasysh a është konsensuale ose jo. Prandaj duhet që ti rrisim standartet dhe të promovojmë ndjekjen e rregullave si dhe ti këshillojmë ato që nuk i respektojnë rregullat.

Shpërndaje me të tjerët në:

Tags:

Edukative

Maska, të mbaj apo të mos mbaj!

View all

.

January 30th, 2021

Ju ka rastisur ndonjëherë ta pyesni veten për trashësinë e fletës? Ne jemi mësuar që të përdorim fletët për të marrë shënime dhe e dijmë se fleta është shumë e...

.

September 23rd, 2020

Nuk është hera e parë që populli jonë po përjeton një emigrim masiv të një pjese të madhe të popullatës. Por, mendoj se është hera e parë që ky emigrim...

.

June 6th, 2021

Thëniet e urta duhet të jenë pishtarë ndriçues të përgatitur nga përvoja e paraardhësve tanë që do ju bëjnë dritë rinisë sonë. Një thënie që njihet nga të gjithë por...

Newsletter

Stay up to date with the roadmap progress, announcements and exclusive discounts feel free to sign up with your email.

© 2026 FilloMendo. All rights reserved.