August 20th, 2020

Nëse do qëndrosh

.

Dukshëm mund të vërejmë emigrimin e bashkëatdhetarëve tanë ku shumica janë pjesë e rinisë. Pse vallë ndodh kjo? Disa arsyetohen me krizën ekonomike, padrejtësinë e sistemit gjyqësor, politizimin e punësimeve etj. Por a mund të ndryshojmë situatën dhe të kemi sukses në vendin tonë?

Kemi të rinjë që kanë kryer shkollimin jashtë vendlindjes por përsëri janë kthyer që të mund të shërbejnë për popullin tonë, të jenë shembull për gjeneratat e reja dhe të arrijnë sukses.

Pesimizmin dhe deshprimin mund ta zevendesojme me optimizem dhe qendrueshmeri. Vendi ynë ka nevojë për rini të motivuar, inteligjentë dhe punëtorë. Nëse ne do jemi të vendosur në rrugën tonë për ndryshim të gjendjes atëherë pa dyshim që njerëzit nuk do të shohin perëndimin si shpëtim.

Por, duhet të kemi parasysh disa gjëra të cilat janë të nevojshme për ndryshim. Nuk është e mjaftueshme të themi fjalë boshe por duhet edhe në praktikë të tregohemi të durueshëm gjatë sprovave. Nëse jemi punëtorë, duhet të punojmë me sinqeritet. Nëse jemi pronarë biznesi, duhet të jemi të sjellshëm ndaj punëtorëve dhe të mos mashtrojmë klientët. 

Do kemi plot sfida dhe probleme. Do jetë një rrugë e gjatë dhe e mundimshme. Por, ne duam që historia të na kujtojë si katalizatorët kryesorë që motivuan popullin dhe sollën një ndryshim pozitiv.

Vendi ynë ka nevojë për gjallëri. Për rini të shëndoshë. Për vullnet dhe shpresë.

Shpërndaje me të tjerët në:

Tags:

Edukative

Nëse do qëndrosh

View all

.

January 17th, 2021

Është koha e duhur që ta parashtrojmë pyetjen e rëndësishme: A duhet të bëhen martesat nëpërmjet lidhjeve të shkuesve ose nëpërmjet dashurisë që del si rezultat i mesazheve direkte ndërmjet...

.

April 10th, 2021

Në ditët e sodit nuk shihet më si problem që një vajzë apo grua të vozitet me biçikletë. Prandaj, aspak nuk dua që të merrem me atë temë. Dua që...

.

September 4th, 2020

Të gjithë e dimë se sot karriera nuk ndërlidhet aspak me potencialet e individëve që kanë kryer arsimin e lartë dhe me nivelin e shkathtësive dhe shprehive që ata i...

Newsletter

Stay up to date with the roadmap progress, announcements and exclusive discounts feel free to sign up with your email.

© 2026 FilloMendo. All rights reserved.