Eja me biçikletë

.

Në ditët e sodit nuk shihet më si problem që një vajzë apo grua të vozitet me biçikletë. Prandaj, aspak nuk dua që të merrem me atë temë. Dua që të mendojmë pak rreth mbingarkimit të komunikacionit me vetura. Jo vetëm për zhurmën që shkaktojnë e që të mbyt shpirtin dhe të irriton nervat. Por edhe për ndotjen që ia shkaktojnë ambientit dhe trupit tonë. Një mënyrë se si mund të regullohet ky problem është transporti publik. Por, për qytezat e vogla kjo nuk është e mundur, ndërsa në qytetet e mëdha nuk po shohim asnjë investim të kësaj natyre. Prandaj, duhet që të llogarisim biçikletat si një zgjidhje shumë e mirë për këtë problematikë.

E mos më thoni se koha me shi apo ftohti janë problem për të vozitur biçikleta. Mjafton të marrim shembull vendet Skandinave si Danimarka, Suedia, Norvegjia dhe Finlanda. Temperaturat atje janë shumë më të ftohta dhe rreshjet e shiut më të shpeshta. Jo, standardin e jetës nuk e kanë si ne, e kanë shumë herë më të mirë se ne, por përsëri preferojnë biçikletën në vend të veturës. Kjo, sepse ata e kanë zhvilluar intelektin e tyre deri në atë masë saqë të kuptojnë se çka është e dëmshme e çka e dobishme për trupin. Atje voziten me biçikleta gatise të gjithë, pleq e të rinjë, djem e vajza, të martuara e beqare. As shtatzanet nuk ngurrojnë të vozitin biçikleta, ndërsa prindërit i sheh me fëmijët e tyre sëbashku.

Nuk mund të presim që gjeneratat më të vjetra të bëjnë këtë ndryshim. Duhet që çdokush nga ne të fillojë ndryshimin nga vetja. Të jemi shembull për të tjerët. Nëse duam të shkojmë diku dhe ecja në këmbë është shumë e lodhshme për shkak të distancës së largët, atëherë të kërcejmë në biçikletë dhe të kënaqemi duke e shijuar jetën. Le të marrim vetitë e mira të vendeve të zhvilluara dhe të mos mërzitemi se çfarë do thuajnë injorantët. Unë do ja filloj që sot, e ti, çka pret, merre biçikletën dhe dil në rrugë.


Shpërndaje me të tjerët në:

Tags:

Edukative

Eja me biçikletë

View all

.

August 20th, 2020

Dukshëm mund të vërejmë emigrimin e bashkëatdhetarëve tanë ku shumica janë pjesë e rinisë. Pse vallë ndodh kjo? Disa arsyetohen me krizën ekonomike, padrejtësinë e sistemit gjyqësor, politizimin e punësimeve...

.

March 1st, 2021

Çdo ditë të jetës deri në vdekje, njeriu duhet të bëj zgjedhje të cilat e afrojnë drejt një qëllimi të caktuar. Jeta është një rrugë që ndahet në shume rrugica,...

.

April 10th, 2021

Në ditët e sodit nuk shihet më si problem që një vajzë apo grua të vozitet me biçikletë. Prandaj, aspak nuk dua që të merrem me atë temë. Dua që...

Newsletter

Stay up to date with the roadmap progress, announcements and exclusive discounts feel free to sign up with your email.

© 2026 FilloMendo. All rights reserved.