Viti 2020 duket sikur do jetë viti më i keq në historinë e njerëzimit. Njëjtë si ajo reklama e Top Shop e cila gati çdo 5min thotë “Prit! Kjo nuk është e tëra!” dhe pastaj vazhdon me oferta tjera.
* Mund të fillojmë nga zjarri që kaploi një pjesë të madhe të Australisë, ku u dogjën mbi 18 milion hektarë tokë, dhe afër 10 mijë objekte.
* Afër gjysëm milion persona u zhvendosën nga shtëpitë e tyre nga përmbytjet që vërshuan kryeqytetin Jakarta të Indonezisë.
* Pastaj kemi vdekjen e 176 personave nga bombardimi i aeroplanit që do udhëtonte nga Irani në Ukrainë.
* Në Filipine shpërtheu vullkani i cili u zgjat rreth 100 km dhe u mbyll aeroporti i kryeqytetit Manila.
* Shumë fansa të basketbollit do thuajnë se vdekja e Kobe Bryant është gjithashtu një tragjedi gjatë muajit janar.
* Miliarda karkaleca vërshuan Etiopinë, Kenian, Somalinë dhe Indinë duke shkatërruar grurin dhe prodhimet e tjera.
* Miliona njerëz dolën në protesta për shkak të vrasjes së George Floyd nga policia në një sulm racist. Protestat u organizuan nga Black Lives Matter.
* Si dhe kampioni momental është padyshim virusi Covid-19 për shkak të cilit gati e gjithë bota u izolua që të ndalohet shpërndarja.
Duke marrë parasysh se viti ende nuk ka përfunduar mund të themi se mjaftojnë këto ngjarje për ta klasifikuar vitin 2020 si më të keqin. Por, a është e vërtetë kjo apo ne tregohemi egoistë? Nëse Covid-19 na ka pikëlluar aq shumë saqë i mbledhim të gjitha ngjarjet tjera dhe e shpallim vitin më të keq, atëherë jemi egoistë mesiguri!
Në botë ka pasur plotë fatkeqësi të cilat kanë ndikuar në jetën e miliona njerëzve por ne nuk jemi mërzitur aspak sepse jeta jonë ka qenë e sigurtë. Nëse e analizojmë vetëm vitin 2019 atëherë do shohim se nuk ka qenë aq i qetë sa e mendojmë ne.
* Zjarri i Australisë ka filluar prej korrikut të vitit 2019 sëbashku me karkalecat të cilët tashmë kishin filluar të shkatërrojnë fushat e Etiopisë.
* Rasti i George Floyd shkaktoi shumë protesta por ne e dijmë mirë që racizmi i ka rrënjët shumë të thella dhe gati çdo ditë ka raste të ngjajshme racizmi të cilat nuk janë filmuar apo nuk kanë bërë bujë.
* Mbi 1600 fëmijë mbaheshin të mbyllur në Texas të SHBA-së sepse kanë kaluar kufirin vetëm, duke ikur nga persekutimet e shteteve të tyre.
* Protesta pakënaqësie ka patur në shumë vende të ndryshme si Hong Kong, Algjeri, Sudan, Kili, Liban, Irak, Iran, Bolivi, Indi dhe Rusi.
* Trazira filluan në Venezuela kur Juan Guaidos e shpalli veten president duke gjetur përkrahjen e SHBA-së dhe duke anashkaluar presidentin aktual Nicolas Maduro.
* Një akt terrorist u krye në Zelandë të Re ku u vranë mbi 50 muslimanë të cilit ishin në xhami për të falur namaz.
* Katedralja historike e Notr Damit u dogj nga një zjarr i cili e kaploi atë.
* Mos harrojmë tërmetin shkatërrues që kaploi Durrësin dhe Tiranën duke vravë mbi 50 persona në Nëntor.
Këta janë vetëm disa nga rastet më të rëndësishme të vitit 2019. Mos të harrojmë vitin 2018 me një grip tjetër të njohur si influenza që shkaktoi mbi 34 mijë vdekje në SHBA dhe mbi 35 milion të sëmurë.
Ndoshta për ne është 2020 një vit shumë i keq, por a do mund të pyesim banorët e Jemenit, vendi i të cilëve, që nga viti 2011 është në gjendje lufte ku mbi 25milion njerëz vuajnë për ushqim dhe mbi 12 milion janë fëmijë.
Apo të bisedojmë me banorët në Irak, Afganistan, Jemen, Siri, Rohingat në Mianmar, Ujgurët në Kinë, etj. Apo të pyesim Çifutët se a është viti 2020 më i keq se vitet 1941 deri 1945 me gjenocidin e kryer nga Hitleri. Më interesante do ishte nëse tani do i pyetnim edhe Palestinezët se si ndjehen që nga pushtimi i vitit 1948 nga ana e Çifutëve.
Mund të vazhdojmë të përkujtojmë me qindra raste të ndryshme dhe përsëri nuk do mund të ndalonim. A dmth kjo se bota është e mbushur vetëm me tragjedi dhe dëshpërim? JO! Por a dmth kjo se viti 2020 është më i keqi? JO!
Jeta është e mbushur me sfida të ndryshme të cilat do na godasin në momente të ndryshme. Ajo që ne duhet të bëjmë është që të përpiqemi të gjejmë mënyra të ndryshme për të përballuar sfidat që na godasin. Duhet të jemi të vendosur dhe të pregaditur për të duruar të gjitha befasitë e jetës. Bota është e mbushur me raste të mrekullueshme shprese dhe në videon e rradhës do të shihni shumë ndodhi pozitive që kanë ndodhur gjatë viteve.
Gjithmonë pas vështirësisë vjen lehtësimi! Asnjëherë mos e dysho këtë!