Të gjithë e dimë se në Maqedoninë e Veriut, rasti i parë u publikua në shkurt 2020. Përderisa numri filloi të rritet gradualisht, qeveria mori vendim që të imponohet izolimi apo vetë karantina. Kaluan tre muaj dhe eventualisht qytetarët vazhduan me jetën e tyre normale në kornizat e pandemisë. Si rezultat, numri filloi të rritet dhe shpejt kuptuam se dështuam në menaxhimin e situatës. Mjerisht, nuk mund të qëndroj pa pyetur veten se çfarë do të thotë të menaxhosh me sukses një situatë të jashtëzakonshme si kjo?
Për ta kuptuar më mirë ta marrim si shembull Korenë e Jugut e cila për një periudhë pati sukses të madh në menaxhimin e situatës. Të themi se "përvoja është mësues i zelltë", Korea e Jugut ishte mjaft e informuar prej eksperiencës me epideminë e vitit 2015, MERS. Edhe pa u paraqitur ndonjë rast, institutet shëndetësore u përkujdesën për individët që kishin pasur kontakt me Kinën. Rasti i parë u reportua më 20 janar 2020. Një muaj më vonë, numri u rit në 104 dhe kështu qeveria rriti nivelin e përkujdesit. Si rezultat, krijuan 96 laboratori publike që testuan afërsisht 20,000 qytetarë. Sëbashku me një metodë e quajtur "Gjurmimi i Kontaktit", numri filloi të kontrollohet.
Sapo morrën informatat e duhura, autoritet shëndetsore filluan të punojnë me kompanitë bio-tek për të pregaditur një test më të përshtatshëm, më efektiv dhe më të lirë që të kenë më shumë në kuantitet. Formuan një sistem që funksionon nëpërmjet të dhënave të qytetarit të infektuar në mënyrë anonime. Nëse ka ndonjë rast të konfirmuar në rrethin e ndonjë qytetari të painfektuar, i painfektuari do të merr një farë alarmi. Ky informacion krijon një raport sinqeriteti ndërmjet qytetarëve dhe autoritetit. Nëse qytetari vjen në kontakt me ndonjë të infektuar, do të shkoj të testohet menjëherë.
Është mjaft e kuptueshme se nuk mund ta përdorim teknikën e njejtë, pasi që kërkon kohë, devotshmëri dhe shumë fonde. Mirëpo, le të jetë si një tregim motivues që na tregon se sa i rrëndësishëm është planifikimi përpara në krahasim me atë pas. Poashtu, na mëson rrëndësinë e krijimit të një raporti të tillë sinqeriteti mes autoritetit dhe qytetarëve. Është shumë e nevojshme të jepen informata precize, të nevojshme, e transparente kur ballafaqohemi me një beteje si kjo. Kur ballafaqohemi me armiq të padukshëm e të rrezikshëm, është më efektive që të mendojmë si një komunitet.
Vendet si Korea e Jugut, Tajvan,Singapore patën sukses pasi që prioritizojnë të mirën e komunitetit. Është pjesë e kulturës së tyre.
Kjo më së miri kuptohet me këtë rrëfim të një qytetari nga Korea e Jugut: "E bija e një burri ishte konfirmuar si e infektuar. Ai punon në pazarin e qytetit. Edhe pse ne nuk e dijmë se kush është individi i infektuar e vetëm alarmohemi kur e kemi pranë, babai i vajzës postoi një njoftim në derën e dyqanit duke i informuar të tjerët që të mos bënin pazar në dyqanin e tij.Nuk ishte i infektuar, prandaj nuk ishte i kërkuar nga policia që ta ndal biznesin. Gjithësesi, ai e mbylli dyqanin."
Në Maqedoninë e Veriut, shumica e qytetarëve nuk ishin të pregaditur e bile as nuk mund ta imagjinonin se çfarë do të ndodhte në muajt në vazhdim. Kaluan më shumë se 6 muaj dhe siç duket situata vetëm përkeqsohet. Ka numër të konsiderueshëm të qytetarëve qe nuk respektonjë distancimin e nuk përdorin mjetet e nevojshme si maska, dezinfektues, etj. Numri i të infektuarve nuk merret seriozisht nga publiku dhe nuk ka raport sinqeriteti.
Tani më shumë se më parë, duhet ta gjejmë atë ndjesinë e komunitetit. Lidhja që kemi me të tjerët, është thelbi i të qënurit njeri. Përdorimi i maskave dhe distancimi janë gjëra esenciale që kërkohen të bëhen nga qytetarët. Qëllimi i mjeteve mbrojtëse është që të mos vendosësh të tjerët dhe veten në pozicion të padëshiruar. Jemi duke jetuar në një periudhë të vështirë e nga ne kërkohet durim dhe shpresë. Duhet të mbahet në mënd se te gjithë jemi duke e kaluar këtë si një shoqëri, prandaj duhet të kemi kujdes të madh për çdo gjë që bëjmë.
Nuk ka nevojë për panikë. Por, ta mbrojmë veten dhe familjen tonë duke ndjekur masat e nevojshme. Nuk do ishte aspak e lehtë nëse do ishim shkaktarë që ne apo një antarë i familjes të kalojë mundimet e virusit. Sëbashku mund t’ia dalim!