Si të jemi pozitiv atëherë kur nuk mundemi

.

Çdo njeri kalon periudha të vështira, të cilat mendon që nuk do mund ti kalojë asnjëherë. Mbase sepse është i vetmuar, ndoshta edhe pse nuk i mjafton forca që posedon, ndoshta sepse po përballet me diçka shumë të keqe, etj. Ndodh që këto periudha të jenë aq të shpeshta, ose të gjata, sa që na duket sikur vazhdojnë tërë jetën tonë pa ndërprerë.

Por s'ështe ashtu. Sikur të ndalonim në çdo moment të lumtur dhe t'i mendonim kohët e vështira, do pranonim edhe vetë që asnjë moment i keq nuk krahasohet dot me bukurinë e lumturive që përjetojmë gjatë jetës. Po edhe sikur të jesh person shumë i ndjeshëm, dije se pas çdo ndjenje mërzije, do vijë ndjenja edhe më e fortë e gëzimit dhe lumturisë.

Mund të jesh optimist, pesimist apo realist, por nuk mund t’ju ikish problemeve të jetës. Të themi se dikush është i plotë vetëm në njërën prej tyre, gjithsesi do gabojmë. Mund të dominon njëra, mirëpo asnjeherë nuk ngel e vetme pa të tjerat.

Nuk është patjetër secila prej tyre të ketë një definicion të njejtë për të gjithë njerëzit. Për shembull, dikush mund ta quaj pesimizmin si mburojë të veten, duke mos kërkuar çdo herë të mirën në gjithçka dhe kjo atë person e bën të përballojë fatkeqsitë më lehtë se të tjerët. Kur nuk ke pritje të larta, rezultati negativ nuk ndikon aq shumë tek njeriu.

Ose të jesh optimist, nuk do të thotë që çdoherë je i lumtur, ndoshta ndonjëherë gjërat të mërzisin më shumë se shumicën e njerëzve të tjerë, mirëpo ti vendos që përsëri të jesh pozitiv dhe të presësh të mirën.

Njeriut i duhet pozitiviteti gati se në çdo pjesë të jetës: kur shitësi nuk është mirëpritës, kur prindërit nuk janë aq tolerant, kur shoqëria nuk të pëlqen, kur prishet koha gjatë pushimeve, kur sëmuresh, etj. Ky pozitivitet më tepër mbron vetë njeriun se të tjerët, e mbron shëndetin mental të vetë personit, duke mos lejuar që gjëra të thjeshta të ndikojnë tek ai.

Çdoherë, kur humb pozitivitetin, mendoje ketë, kjo botë nuk do i ngelet askuj. Të ka mërzitur dikush që e sheh veten më lartë se ti, të kanë bërë padrejtësi, të kanë ofenduar. Asnjë prej tyre nuk do mbetet këtu kur gjithçka do merr fund, e askush nuk do trajtohet më tepër ose më pak nga ajo çka e ka merituar.

Sigurohu që të jesh në anën e të mirëve!

Shpërndaje me të tjerët në:

Tags:

Edukative

Si të jemi pozitiv atëherë kur nuk mundemi

View all

.

June 6th, 2021

Thëniet e urta duhet të jenë pishtarë ndriçues të përgatitur nga përvoja e paraardhësve tanë që do ju bëjnë dritë rinisë sonë. Një thënie që njihet nga të gjithë por...

.

October 26th, 2020

Babi, shihe atë djalin, këpucët i ka të grisura, a mundemi ti ndihmojmë ne?Bija ime, është e kotë ti ndihmojmë ne sepse ashtu do ngelet ai përgjithmonë.Ky fëmijë edhe përtej...

.

September 28th, 2020

Populli jonë ka ende paqartësi rreth termit "feminizëm". Atë e kuptojnë si një lëvizje ku femra tenton të kërkoj më shumë të drejta se mashkulli, ku femra kërkon të drejta...

Newsletter

Stay up to date with the roadmap progress, announcements and exclusive discounts feel free to sign up with your email.

© 2026 FilloMendo. All rights reserved.