Dashuroje jetën

.

Ne si njerëz, e kemi zakon që nëse diçka nuk na pëlqen, atëherë e përgjithsojmë çështjen dhe themi se “Asgjë nuk bën këtu!”, apo për dikë themi “Asgjë të mirë nuk ka!”. Shumë eksperimente shoqërore e kanë vërtetuar se mendimi negativ të bën jetën më të vështirë e mendimi pozitiv ta lehtëson atë, por përsëri kemi persona që vazhdojnë të jenë negativ dhe pesimist. Sa më herët që e ndryshojmë pikpamjen tonë, aq më të lumtur do të jemi. 

Për ta sqaruar më mirë, do e marrim shembullin e një djaloshi të ri që është shumë i dashuruar në një vajzë. Kur ai e shikon atë, nuk sheh asnjë të metë. Nëse ajo teshtit dhe fluskat fillojnë të fluturojnë në ajër, goja i laget e ndoshta edhe hundët i rrjedhin, a mund ta paramendoni turpin që do e ndjejë vajza në këtë rast? Ndërsa në anën tjetër, djaloshi është aq i dashuruar saqë edhe ato fluskat i duken sikur janë fluska dashurie. Thjesht, nuk ka gjë që mund ta bëjë të ndjehet keq përderisa është pranë saj.

E tani mendoni dikë që urren një person apo një vend. Edhe pse personi tjetër mund të ketë shum vese të mira, apo vendi mund të jetë shumë i bukur, asgjë nuk e largon urrejtjen nga ai. Kështuqë kjo urrejtje e bën që të shohë gjithçka si të keqe, të përgjithsojë çdo gjë. E me këtë, jo vetëm që të tjerët ndjehen keq përreth tij, por ai e shkatërron edhe jetën e vet.

Prandaj, duhet që të dashurohemi përsëri me jetën. Të mos nxitojmë me paragjykime apo të vrapojmë pas punëve, por të ndalemi pak dhe ta shijojmë atë. Të meditojmë rreth mrekullive të shumta përreth nesh, të shijojmë bukurinë e qiellit dhe yjeve. A e keni parë se sa të organizuar janë milingonat e vogla që mezi i vërejmë ne, si komunikojnë njëri me tjetrin, si punojnë pa ndalë dhe si bashkpunojnë për të sjellë ushqimin tek foleja e tyre? A e keni vërejtur se çfar kënaqësie përjeton maca apo qeni kur shtrihen në tokë dhe përjetojnë ngrohtin e diellit, përderisa njerëzit rreth tyre vrapojnë sa andej e sa këndej? A keni menduar ndonjëherë se sa kurioz janë fëmijët e vegjël dhe si habiten me çdo gjë rreth tyre, përderisa prindërit e tyre tashmë janë bezdisur me çdo gjë? A e keni analizuar ndonjëherë bukurinë e fjollave të borës, fustanin e bardhë që i mvishet natyrës dhe qetësinë që ja jep bora shpirtit?

Le ta dashurojmë jetën, të bëhemi pozitiv, të mundohemi të gjejmë mirësinë në gjithçka përreth nesh. Të kuptojmë se ky mentalitet pozitiv do na ndihmojë neve dhe të tjerëve rreth nesh, por edhe do na mbrojë nga negativiteti dhe pesimizmi i të tjerëve. Të kuptojmë se pas çdo vështirësie vjen lehtësimi, pas sëmundjes vjen shërimi, pas lotëve vjen gëzimi. Të bëhemi drita e shpresës që do të ndriçojë shpirtërat e errësuar që nuk po gjejnë rrugëdalje në këtë botë të mbushur me sprova.

Mos prit të nesërmen, fillo prej sot. Mos prit të tjerët, ndrysho veten. Mos e ushqe pesimizmin, forcoje shpresën. Fillo Mendo dhe Vepro, tani është koha e duhur!

Shpërndaje me të tjerët në:

Tags:

Edukative

Dashuroje jetën

View all

.

November 27th, 2020

Ditët e fundit, sidomos në komunitetin tonë, përdorimi i maskave hapi një debat të madh. Edhe pse ekspertët e shëndetit vazhdimisht na ligjeronjë për benefitet e përdorimit të tyre, publiku...

.

October 21st, 2021

Rrugëtimi yt drejt qellimit apo suksesit te paraparë, mund të duket sikur një mal me shkallë, ku secila shkallë bëhet më e lartë dhe më e vështirë për ta kaluar,...

.

August 20th, 2020

Dukshëm mund të vërejmë emigrimin e bashkëatdhetarëve tanë ku shumica janë pjesë e rinisë. Pse vallë ndodh kjo? Disa arsyetohen me krizën ekonomike, padrejtësinë e sistemit gjyqësor, politizimin e punësimeve...

Newsletter

Stay up to date with the roadmap progress, announcements and exclusive discounts feel free to sign up with your email.

© 2026 FilloMendo. All rights reserved.