December 16th, 2020

Shqiptarët në historinë e botës

Shqiptarët, një popull i lashtë i Ballkanit me rrënjë të thella tek Ilirët e lashtë që të parët i zotëruan këto troje. Ne jemi shumë krenarë për faktin se populli ynë nuk njihet si pushtues, agresorë apo dëbues i të tjerëve. Jemi po aq krenarë edhe me të gjitha personalitetet të cilët lanë gjurmë në historinë e botës. Këtu nuk do përfshijmë heronjë si Ismail Qemali, Isa Boletini apo Naum Veqilharxhi, të cilët kontribuan kryesisht për çështjen tonë kombëtare. Fokusi jonë është të shohim ata shqiptarë që ndikuan në rrjedhat e historisë së botës.

  1. Fillojmë nga heroi ynë kombëtarë, Gjergj Kastriot Skënderbeu, i cili arriti që për 25 vite ti bëjë ballë një superfuqie të asaj kohe. Kujtojmë se kjo ishte koha kur kryeqyteti i botës Konstantinopoli u shëndrrua në Stamboll nga perandoria Osmane. Mjeshtria luftarake e Skënderbeut rrjedh nga fakti se po e njëjta ushtri që arriti të mposhtë qytetin më të fuqishëm të asaj kohe, dështoi disa herë në marrjen e kalasë së Krujës dhe shuarjen e kryengritjes. Kjo bëri që perandoria Osmane të pauzojë aspiratat e saja për tu zgjeruar drejtë pjesës tjetër të Evropës.

  2. Gjon Gazulli ishte një dijetar i kohës së Skënderbeut dhe poashtu veproi si një ambasador i tij për një periudhë të caktuar. Një doktor shkence në filozofi që dha kontribut në lëminë e astronomisë dhe matematikës. Qëndroi në Republikën e atëhershme të Raguzës si dhe refuzoi ftesën që të punojë si dijetarë në oborrin e mbretit të Hungarisë që asokohe ishte një superfuqi.

  3. Ndoshta keni dëgjuar për kapitenin detarë të njohur si Hajredin Barbarrosa. Ai dhe 3 vëllezërit e tij ishin detarë shumë të suksesshëm. Sëbashku me vëllaun Oruç Reis, arritën që të marrin nën kontrollë Algjerinë dhe disa territore tjera përreth detit mesdhe, si dhe ndihmuan transportimin e muslimanëve dhe hebrenjëve pas rënies së Andaluzisë në duart e spanjollëve.

  4. Janë shumë të rrallë rastet kur armiku vlerëson lartë komandantin që është kundërshtari tij në luftë. Kjo ka ndodhur në Hungari, me komandantin shqiptar Abdurrahman Abdi Pasha i cili u mposht nga superfuqia e Hungarisë para se të arrinin ndihmat ushtarake të sulltanit. Sot e kësaj dite kemi një përmendore në nder të tij në kalanë Buda, të ngritur nga vetë ushtria hungareze e cila çmoi karakterin e tij të lartë.

  5. Në perandorinë Osmane pati shumë kryeministra shqiptarë, por familja Qyprilliu pati plotë 6 kryeministra. Pikërisht Mehmed Pashë Qyprilliu, kryeministri i parë i kësaj familjeje, arriti që të bëjë reforma shumë të mëdha në perandori, të riorganizojë ushtrinë dhe të zgjerojë kufijtë e saj. Ai themeloi qytetin e sotëm të Velesit në Maqedoninë Veriore.

  6. Paramendoni gjendjen e Evropës nëse 230 vite pas Stambollit do kishtë rënë qyteti i Vienës. Për 2 muaj me rradhë Viena u rrethua nga ushtria e perandorisë Osmane, në krye me një komandant shqiptarë nga familja Qyprilliu, Kara Mustafa Pasha, i cili gjithashtu ishte edhe kryeministër në atë kohë.

  7. Mehmet Ali Pasha është shqiptari që njihet si themelues i shtetit modern të Egjiptit dhe dinastia e tij udhëhoqi për 147 vite. Njihet si një mjeshtër i artit të luftës dhe arriti që të shtyp kryengritjen e “vehabive” në Arabi duke çliruar përsëri Mekën dhe Medinën. Reformat e tij ishin aq të mëdha saqë arriti të fitojë betejën kundër vetë perandorisë Osmane pas një konfrontimi me sulltanin e atëhershëm.

Shtëpitë shqiptare u trazuan në çdo rast lufte. Shpesh u detyruan që të ndërtojnë jetën e tyre jasht atdheut. E kështu një numër i madh i shqiptarëve krijuan, mësuan dhe perfeksionuan mjeshtrinë e tyre nëpër vende të huaja. Në vitet e fundit, pothuaj 100 vite pas përfundimit të dinastisë së Mehmet Ali Pashës në Egjipt, bota filloi ta ndjej përsëri prezencën e shqiptarëve anë e mbanë rruzullit tokësor.

  1. U ringjallëm fuqishëm me punën e Gonxhe Bojaxhiut e cila njihet ndryshe si Nënë Tereza, një fituese e çmimit Nobel për Paqe përshkak të kontributit të saj në ofrimin e vendqëndrimeve për të sëmurët, shërimin e tyre si dhe ushqimin e të pastrehëve dhe jetimëve. Ndikimi i saj në ngritjen e shpirtit të bamirësisë është tejet i madh për altruistët e sotëm modern.

  2. Pastaj vazhdojmë me një tjetër fitues të çmimit Nobel, kësaj here në fushën e Mjeksisë. Ai është Ferid Murati, i cili rrënjët i ka nga fshati Llakavicë i Gostivarit, por i lindur dhe shkolluar në SHBA. Sot spitali i Gostivarit mban emrin e tij dhe ai nuk ka ngurruar të vizitojë vendin e të parëve.

  3. Kemi edhe fitues olimpik të medaljeve të arta si dhe çmime të tjera në sport. Fillojmë me Shaban Tërstena si kampion olimpik në Mundje, Majlinda Kelmendi fituese në Xhudo, ndërsa Shkodran Mustafi fitues i Kupës së Botës në Fudboll.

  4. Nëse ju pëlqejnë ushqimet atëherë ju sugjerojmë që të vizitoni restorantin Noma të kuzhinierit të famshëm Rene Rexhepi, i lindur në Danimarkë por me prejardhje shqiptare nga Maqedonia e Veriut. Gjithashtu mund të vizitoni restorantin Sole në Vienë, me pronar Aki Nuredini nga Kamjani i Tetovës. Me rastin e 30 vjetorit të punës së restorantit, atij iu përgadit një koncert special me 15 solistë të njohur botërorë.

  5. Në fushën e muzikës kemi koncertin e organizuar në Vatikan për nder të Nënë Terezës me këngëtarët Inva Mula, Ermonela Jaho, Rita Ora dhe Shkëlzen Doli. Kemi gjithashtu këngëtarë tjerë të famshëm si Bebe Rexha dhe Dua Lipa. Mos të harrojmë se si çuditërisht kënga “BonBon” e Era Istrefit u bë një superhit, edhe pse në gjuhën shqipe. Ajo gjithashtu pati nderin të këndojë në ceremoninë e hapjes së Kupës së Botës FIFA 2018.

Vërejtëm se pavarsisht faktit se jemi një popull i vogël e i lashtë evropian, kemi shumë personalitete që kanë arritur t’i tregojnë botës se edhe ne jemi pjesë e saj dhe mund të japim kontributin tonë kur na jepet rasti. E nëse mendoni se kemi harruar të përmendim ndonjë personalitet shqiptarë që ka kontribuar në rrjedhën e historisë së botës, mos ngurroni që të na shkruani.

Shpërndaje me të tjerët në:

Tags:

Edukative

Shqiptarët në historinë e botës

View all

April 10th, 2021

Në ditët e sodit nuk shihet më si problem që një vajzë apo grua të vozitet me biçikletë. Prandaj, aspak nuk dua që të merrem me atë temë. Dua që...

September 28th, 2020

Populli jonë ka ende paqartësi rreth termit "feminizëm". Atë e kuptojnë si një lëvizje ku femra tenton të kërkoj më shumë të drejta se mashkulli, ku femra kërkon të drejta...

September 10th, 2020

Keqinformimi është procesi i shpërndarjes së informacioneve të rreme a të pasakta, thashethemeve , fyerjeve dhe shakave. Ndërsa shembuj të një keqinformimi përfshijnë përmbajtje dashakeqe siç janë mashtrimet, dhe propagandat...

Newsletter

Stay up to date with the roadmap progress, announcements and exclusive discounts feel free to sign up with your email.

© 2024 FilloMendo. All rights reserved.