December 22nd, 2020

Mirë se vini në vendin ku...qeveria mbyll shkollat, por jo restorantet;Mirë se vini në vendin ku...filxhanit të kafesë i besojmë, kurse virusit jo!

April 24th, 2021

Mirë se vini në vendin ku...turp është të jesh i infektuar,kurse krenar të jesh bandit;Mirë se vini në vendin ku...kravata të bën intelektual,kurse libri të bën "budalla";

December 31st, 2020

Mirë se vini në vendin ku...gjelbërimi mungon, kurse korrupsioni lulëzon;Mirë se vini në vendin ku...më shumë sëmuresh në spital, se në shtëpi!

January 9th, 2021

Mirë se vini në vendin ku...kryetarit i thonë Babë, kurse babës i thonë plak!Mirë se vini në vendin ku...lokalet punojnë deri në mëngjes, kurse administrata deri në drekë;

January 24th, 2021

Mirë se vini në vendin ku...populli asnjëhere s'ka qenë në Suedi,por vuan nga sindroma e Stockholmit!Mirë se vini në vendin ku...kamarierët punojnë si Rus,por paguhen si Afrikan!

February 8th, 2021

Mirë se vini në vendin ku...maska mbahet në fyt, kurse syzat në kokë;Mirë se vini në vendin ku...rryma rritet dy herë në muaj, kurse shtypja tre herë në ditë;

February 22nd, 2021

Mirë se vini në vendin ku...njerëzit shesin mend, por blejnë veresi;Mirë se vini në vendin ku...më të ndotur janë shpirtërat se sa lumenjtë;

March 10th, 2021

Mirë se vini në vendin ku...rroga ka marë teposhtëzën,kurse krediti përpjetën;Mirë se vini në vendin ku...truri merr 25 like,kurse prapanica 25.000;

March 21st, 2021

Mirë se vini në vendin ku...frutat janë shumë shtrenjtë,kurse doktoraturat badihava!Mirë se vini në vendin ku...pleqt flasin me viber,kurse të rinjtë nuk flasin fare;

April 4th, 2021

Mirë se vini në vendin ku...ndihma e shpejt vonohet,kurse pizza vjen shpejt!Mirë se vini në vendin ku...njerëzit futin hundën kudo,vetëm nën maskë Jo!

Newsletter

Stay up to date with the roadmap progress, announcements and exclusive discounts feel free to sign up with your email.

© 2024 FilloMendo. All rights reserved.